Kjo është historia e një 44 vjeçari që udhëtoi me mijëra kilometra me biçikletë në një qytet 2300 km mbi nivelin e detit, për të bërë një bamirësi krejt të veçantë… u jep libra njerëzve, në këmbim të një vakti ushqimor për fëmijët në nevojë.

Bonifaz Diaz quhet burri dhe jeton në Guatemala, një vend i prekur ndjeshëm nga varfëria e kequshqyerja e fëmijëve. Por ky njeri zgjedh që një pjesë të mirë të kohës së tij t’ja kushtojë pikërisht fëmijëve që ushqehen në një mensë të ngritur nga një shoqatë. Afro 400 fëmijë ushqehen atje dhe një vakt të ditës, arrin ta gjejë ky njeri.

Associated Press i ka kushtuar një artikull gjestit të bukur të këtij njeriu zemërmirë, i cili vijon prej mëse një viti ta kryejë këtë akt bamirësie që kërkon kohë e përkushtim fizik.

Bonifaz niset nga shtëpia e tij me biçikletë. Në të ka lidhur disa çanta që mund të mbajnë deri në 60 kg ushqime. Ai shkon personalisht në shtëpitë e njerëzve që duan të dhurojnë ushqime dhe në këmbim të atyre, ai i sjell libra. Kushdo që bën bamirësi mund të zgjedhë nga një numër titujsh (librat po ashtu janë të dhuruar nga njerëzit dhe 44 vjeçari i poston rregullisht në rrjetet sociale).

Henning Sac via AP

Njëlloj si këtu në foto, ku Bonifaz i jep një mësueseje një libër socioligjie, në këmbim të disa pakove me ‘incaparina’ (ushqim me bazë proteinike). Ushqimi me tutje dërgohet në shoqatën që ushqen kujdeset të ushqejë fëmijët.

Drejtuesja e shoqatës bamirëse tha për AP se situata me të ushqyerit e fëmijëve është e rëndësisë së madhe në Guatemala, veçanërisht në zonat më të varfra, atje ku shumë fëmijë vuajnë pasoja serioze (defiçena proteinike, diabeti, etj).

Dhe falë shembullit të këtij 44 vjeçari, edhe dy ‘çiklistë’ të tjerë i janë bashkuar iniciativës bamirëse, për të ndihmuar me sa kanë mundësi fëmijët në nevojë. Njerëzit që kanë mundësi duket sikur e kanë tashmë të ‘nevojshme’ të japin diçka për këtë ‘zinxhir’ të bukur ndihme, solidariteti e humanizmi.

“Mbase nuk arrijmë dot në të gjitha vendet, por ndihma e njerëzve mundet. Kjo kokrrizë e vogël rëre (iniciativa) mund të jetë e aftë të ndryshojë të gjithë vendin” -mendon drejtuesja e shoqatës bamirëse  Dr. Carmen Benítez.

Vetë Bonifaz Diaz thotë se nuk ka ndërmend të ndalojë.

“Kjo është një mundësi, për të shërbyer. Të gjithë përfitojnë”-tha 44 vjeçari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re