Autoritetet greke të shëndetësisë kanë raportuar sot 3,270 raste të reja me Covid. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 535.237, nga të cilët 51.2% janë meshkuj.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 124 konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet nga jashtë dhe 2,336 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Në orët e fundit, 24 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar në 13,206 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Numri i pacientëve që po trajtohen me intubim është 236 (63.6% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re