Skip to content

Mbi 3 orë revoltë, Kryeministria e rrethuar, Diaspora nuk largohet nga sheshi: Rama të japë dorëheqje

rrethimi1 2

Po mbahet protesta e 105 para Kryeministrisë sot në 12 shtator.

Kanë kaluar mbi 3 orë, që diaspora është në shesh dhe ka rrethuar edhe Kryeministrinë.

Me flamuj kombëtar, daulle dhe simbole shqiptare, kërkohet  dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

“Gjithë Shqipëria është me ne”, “Rama ik”, “Dorëheqja”, “Ju erdhi fundi”, janë disa nga thirrjet e protestuesve.

Ata kërkojnë dorëheqjen e Ramës, që e akuzojnë se drejton një qeveri të mbushur me skandale korrupsioni dhe se ka keqeverisur.