Shirat intensive të 24 orëve të fundit kanë shkaktuar jo pak probleme në Elbasan. Tre zona janë zgjuar nën pushtetin e ujit, “lagjia 5 maji”, ajo Hajdaran në Njësinë administrative Shushicë dhe lagjia Kantjer në njësinë adminsitrative Bradashesh.

 

Më problematike situata u paraqit në këtë të fundit, ku sipasojë e mungesës së kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza ato u bënë bashkë, duke vënë në vështirësi mbi 30-të familje.

 

Veçanërisht në katet e para uji depëretoi në banesa, ndërsa banorët kërkuan ndihmën e zjarfikëses për tërheqjen e ujit. Të irrituar për situatën që kalojnë prej 20-të vitesh sa herë bie shi , banorët thonë se pavarësisht se kanë kërkuar ndihmë, madje kanë bërë dhe peticione askush nuk i ka ndihmuar.

 

Veç frikës së përmbytjes ata i druhen edhe përhapjes së ndonjë epidemie, pasi ujërat e zeza notojnë në sipërfaqe.

 

Si pasojë e motit të keq në Elbasan ka pasur probleme me energjinë elektrikë në dy njësi Klos dhe Mollas në bashkinë Cërrik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re