Në qytetin bregdetar të Durrësit pritet të mbërrijnë 30 kroçera gjatë këtij sezoni, e në lidhje me këtë për ABC News, foli përgjegjësja për komunikimin me publikun dhe mediat në portin e Durrësit, Elitjona Doko.

Doko u shpreh se vendi jonë po preferohet gjithnjë e më shumë nga turistët dhe atyre të kroçerave.

Ajo tha se nesër pritet të vijë kroçerja e parë, ndërsa në vazhdim pritet edhe 29 të tjera, ku 23 janë deri më tani të konfirmuara.

Vendi jonë gjithnjë e më shumë po preferohet nga turistë edhe atyre të kroçerëve. Ditën e nensermë pritet të mbërrijë një prej tyre, që do të sjellë 60, por ky nuk është numri fiks, pasi një tjetër do të sjellë 700.

Në përgjithësi pritet të vijnë 8 mijë tursitë. Lajm i mirë për Durrësin, që gjihnjë e më shumë po krijon kushtet për pritjen e turistëve.

Në 3 muajt e parë të vitit ka rritje të udhëtarëve në rrugë detare,” tha fillimisht ajo.

Në lidhje me shtetet se nga vijnë këto turistë të kroçereve, Doko tha se janë të shteteve ndryeshme, por kryesisht francezë.

Janë të shteteve të ndryshme, janë amerikanë, francezë kryesisht dhe italianë. Këtë vit kemi një linjë të re të kroçereve, një linjë angleze që futet në vendin tonë.

Rezervimet vijojnë, janë 23 kroçere të konfirmuara, ndërkohë që janë 7 të tjera që pritet konfirmohen,” shtoi Doko.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re