Skip to content

Mbi 30 të vdekur pas shpërthimit të një fabrike kimikatesh në Indi

Numri i viktimave  pas një shpërthimi në një fabrikë kimikatesh në jug të  Indisë është rritur në të paktën 35 veta, njoftuan sot  autoritetet .

“Të paktën 31  trupa janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa tre persona kanë vdekur në spital”, sipas shefit të policisë së rrethit Sangareddy në shtetin Telangana, i cili foli për agjencinë Press Trust of India (PTI).

Ministri i Shëndetësisë së Telangana-s Damodar Rajanarsimha raportoi mbrëmë 12 të vdekur.

Shumë punonjës janë plagosur gjithashtu nga shpërthimi, i cili ndodhi në një zonë industriale pranë qytetit Hyderabad.

Sipas Rajanarsimha-s, më shumë se 90 persona ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e shpërthimit, i cili shkaktoi shembjen e një godine trekatëshe.

Mediet indiane raportuan se shpërthimi fillestar shkaktoi një shpërthim të dytë dhe një zjarr të madh. Shkaku i saktë i shpërthimit është ende nën hetim.

Ngjarja ndodhi në një fabrikë të kompanisë “Sigachi”, e cila prodhon produkte farmaceutike dhe kimike.