Lojërat Olimpike Dimërore këtë vit zhvillohen në Pekin dhe kanë nisur nën masa të forta kufizimesh prej pandemisë së Koronavirusit.

Reth 3000 atletë nga 90 vende të botës marrin pjesë në këto Lojëra Olimpike Dimërore. Ceremonia hapëse do të zhvillohet mbrëmjen e së premtes në stadiumin kombëtar të Pekinit i njohur si Foleja e Zogjve.
Në ceremoninë që do të mbahet nën masa të rrepta anti-Covid pritet të marrin pjesë rreth 60,000 njerëz, duke përfshirë atletë, trajnerë, zyrtarë, delegatë të federatës, vullnetarë dhe personel të medies,
Kanadaja, Australia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bojkotuar diplomatikisht këto Lojërave Olimpike Dimërore, sipas tyre për shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në Kinë. Atletët nga këto katër vende marrin pjesë, por përfaqësuesit e qeverisë nuk do të jenë në Pekin. Kina ka paralajmëruar se vendet bojkotuese do të “paguajnë një çmim” për “gabimin” e tyre.
Ndërkohë, përkundrejt aktiviteteve sportive, këto lojëra kanë edhe përmasën e tyre politike. Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Pekin për hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore dhe për bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping.
Analistët ndërkombëtarë shkruajnë se dy udhëheqësit synojnë ta projektojnë veten si një kundërpeshë ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj. Liderët e gjigantëve aziatikë takohen në një kohë që amerikanët janë të mobilizuar në dy fronte, atë kinez me Tajvanin dhe atë rus me Ukrainën.

Prania e Vladimit Putinit në këtë ngjarje, e bën atë të ftuarin e profilit më të lartë pas bojkotit amerikan dhe britanik./Ora News/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re