Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani ku kanë mbetur disa të plagosur.

Mësohet se dy trena janë përplasur në Duisburg duke lënë dhjetëra njerëz të plagosur, dy prej tyre më rëndë.

Mediat gjermane shkruajnë se një zyrtar i policisë ka deklaruar se trenat e linjës së metrosë u përplasën kur po kalonin në një tunel, por shkaqet janë ende të paqarta.

Paraprakisht konfirmohet se të plagosurit janë mbi 35.

Menjëherë, një flotë autobusësh u vu në përdorim nga autoritetet vendore, për të transportuar pasagjerët dhe për të shmangur bllokimin e trafikut në orën e pikut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re