Maroku shpalli gjendjen e jashtëzakonshme me 19 mars, duke kufizuar kështu çdo lëvizje.

Më shumë se 4,300 persona u arrestuan gjatë fundjavës në Marok për shkelje të rregullave të karantinimit, sipas burimeve zyrtare.

Që nga mesi i marsit autoritetet kanë arrestuar 28.701 persona ku rreth 15.545 u mbajtën në paraburgim.

Policia dhe agjentët e sigurimit të mbështetur nga ushtarë me makina të blinduara janë vendosur në të gjithë vendin, duke ngritur barrierat rrugore dhe pikat e kontrollit për të zbatuar masat.

Maroku ka raportuar 1,746 raste të COVID-19, 120 viktima dhe 196 të shëruar.

Më pak se 7,000 testime janë kryer deri më tani.

Kriza ekonomike nga pandemia, ka lënë miliona marokenë pa punë.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të identifikuar familjet në nevojë për shpërndarjen e ndihmave jetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re