Në Itali raportohen shifra të frikshme të personave të prekur me Covid-19, ndërkohë që edhe numri i personave që kanë ndërruar jetë është rritur.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 550 persona, ndërkohë që janë shënuar 40.902 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë italiane ka vendosur që të rritet numri i zonave të kuqe.

Tashmë numri i zonave të kuqe është shtatë dhe ato janë: Campania dhe Toskana, që janë shtuar sot, Kalabria, Lombardia, Piemonte, Provinca e Bolzanos dhe Val d’Aosta.

Rajonet në zonën portokalli kanë shkuar në 9 dhe janë: Emilia-Romagna, Friuli dhe Marche duke u bashkuar me Abruzzo, Basilicata, Liguria, Puglia, Sicilia dhe Umbria. Lazio, Molise, Trento, Sardenja dhe Veneto.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re