Numri i të papunëve për shkak të krizës së koronavirusit vazhdon të rritet në SHBA. Edhe 2.1 milionë amerikanë të tjerë kanë plotësuar formularët e përfitimit javën e kaluar.

Më shumë se 40 milion amerikanë rezultojnë si të papunë në dy muajt e fundit qëkur koronavirusi nisi që të paralizonte ekonominë e SHBA-ve.

Kjo është hera e dhjetë radhazi që numri i atyre që pretendojnë te jenë të papunë si shkak i krizës qëndron mbi 2 milion, në bazë të shifrave të lëshuara nga Departamenti i Punës të enjten.

Kërkesat për ndihmë ekonomike kanë vazhduar të bien që pas arritjes së një numri rekord prej 6.867 milion rastesh në fund të marsit. Që prej atëherë shifrat nuk kanë zbritur nën 2 milion.

Ekonomistët druhen për një valë të dytë të mbylljes së bizneseve private, shkurtimit të vendeve të punës nga qeveritë shtetërore dhe lokale buxheti i të cilave është prekur rëndë nga kriza. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re