Skip to content

Mbi 400 të karantinuar detyrimisht në Krujë, kërcënohen punonjësit e fasonerisë ku shpërtheu virusi

Kruja dhe Kurbini janë dy vatrat më aktive të koronavirusit në vendin tonë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha në një lidhje direkte nga Kruja për OPEN dha detaje për situatën atje.

Anila Hoxha bëri me dije se në Krujë janë karantinuar 400 shtetas.

“Nga burime zyrtare të Bashkisë Krujë, 400 shtetas janë karantinuar detyrimisht për shkak se dyshohet se kanë pasur kontakte me të infektuarit.Në Krujë janë 27 fasoneri. Janë mbyllur 6 fasoneri ku dy janë mbyllur vullnetarisht”– tha Anila Hoxha.

Gjithashtu Anila Hoxha tha se një punonjëse e fasonërisë që është vatër infektimi ka thënë se punonjësit janë kërcënuar me largim nga puna.

“Një punonjëse e fasonerisë që është vatër në Krujë, e cila preferon të qëndrojë anonime tha se ajo dhe të tjerë janë kërcënuar me largim nga puna. Në punë kanë punuar pa maska nuk është zbatuar distanca”– tha Anila Hoxha.