Skip to content

Mbi 4,1 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 në të gjithë botën, cili është shteti që mban rekord sipas shifrave të publikuara

Sipas shifrave të publikuara nga “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 4,1 miliardë doza të vaksinës së koronavirusit COVID-19.

Vendin e parë e mban Kina me 1 miliard e 670 milionë doza të administruara, India 472,2 milionë doza, SHBA-ja ka administruar 346,4 milionë doza, Brazili 142,4 milionë, Gjermania 92,05 milionë doza. Më pas vijon Japonia me 87,3 milionë doza, Mbretëria e Bashkuar 85,2 milionë, Turqia 73,6 milionë doza.

Lista vazhdon me Francën, e cila ka administruar mbi 72,6 milionë, Italia 68,7 milionë, Indonezia 68,1 milionë, Meksika 67,3 milionë, Rusia 62,2 milionë dhe Spanja 56,1 milionë doza.

/faxweb