Stuhia “Daniel” ka pushtuar Libinë duke shkaktuar përmbytje të paprecedenta në të gjithë vendin. Sipas autoriteteve të paktën 5000 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 10 mijë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi stuhia shpërtheu digat në qytetin lindor të vendit Derna, ku ishte edhe epiqendra e stuhisë.

 

Një e katërta e këtij qyteti bregdetar ku banojnë rreth 125,000 njerez, është mbuluar nga uji. Pamjet e publikuara pas stuhisë tregojnë dëmet kolosale.

 

Zyra e Kombeve të Bashkuara në Libi ka deklaruar se situata është shqetësuese teksa ka bërë të ditur se po punohet ngushtë me autoritetet vendase. Probleme të mëdha ka me energjnë elektrike, ujin e pijshmën dhe ushqimin. Dëmet e mëdha në infrastrukturë dhe mbetetjet që la pas stuhia kanë vështirsuar punën e grupeve të kërkim shpëtimit në terren si dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.

 

Irani, Turqia si, vende të tjera dhe organizata janë shprehur të gatshme për të ndihmuar në përballimin e situatës. Libia është ndarë në dy zona prej vitit 2014, pas vrasjes së liderit Muammar Gaddafi më 2011. Të dyja qeveritë që ushtrojnë autoritetin në territoret përkatëse  kanë shpallur tri ditë zie në nderim të viktimave  të stuhisë “Daniel”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re