Ka përfunduar pas më shumë se 5 orësh protesta e sotme qytetare, e cila u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Mijëra qytetarë pasi u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në ditën e shtatë të tubimeve masive, duke i paraprirë asaj që është cilësuar si protesta më e madhe e organizuar deri më tani kundër qeverisë, nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Nga të gjitha anët e qytetit, protestuesit po marshojnë me pankarta në duar, flamuj kuqezi dhe thirrje të forta drejtuar politikës. Atmosfera në rrugë është e ndezur, ndërsa qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ky tubim ishte masiv dhe shënoi një kulm të ri të revoltës qytetare që ka përfshirë vendin dhe diasporën gjatë ditëve të fundit.

Kërkesat mbeten të qarta: anulimi i projekteve të dyshimta, mbrojtja e pasurive kombëtare dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re