Numri i viktimave nga tërmeti i fortë që goditi Turqinë dhe Sirinë ka kaluar mbi 50 mijë. Sipas përditësimit më të fundit të të dhënave nga autoritetet, në Turqi janë konfirmuar mbi 44 mijë viktima.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD), numri i të vdekurve në Turqi nga tërmeti i 6 shkurtit dhe pasgoditjet e deritanishme është 44,218.
Nga ana tjetër në Siri numri i viktimave deri më tani arrin shifrën 5914. Të dyja vendet së bashku e kalojnë shifrën e 50 mijë viktimave.
Pas tërmeteve te forta te 6 marsit me magnitude kanë ndodhur 9136 pasgoditje.
Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e trupave nga rrënojat.
Krahas jetëve të humbura në të dyja shtetet raportohet dhe për dëme të shumta materiale.
E gjitha bota është solidarizuar duke dhënë ndihma në këtë moment të vështirë për Sirinë dhe Turqinë.