Vazhdon të rritet numri i infektimeve në institucionet arsimore në juglindje.

Në 52 rastet e afishuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë për qytetin e Korçës, 10 prej tyre janë mësues duke e çuar numrin në total vetëm për këtë qytet mbi 50.

Po ashtu nga 29 rastet e sotme të qytetit të Pogradecit 2 prej tyre janë mësues, çka e bën numrin ne total të mësuesve aktive të infektuar në 16 për bashkinë e këtij qyteti.

Mësues të infektuar ka patur edhe në shkollat e qytetit të Kolonjës, por nuk ka një shifër ekzakte, pasi nga Drejtoria e Shëndetit Publik të këtij qyteti ka një bllokadë informacioni.

Shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e juglindjes vazhdojnë ende “të prodhojnë” infektime në radhët e mësueseve dhe nxënësve ndërkohë që për drejtues të shëndetit institucionet arsimore nuk janë vatra infeksioni.

Numri në total për gjithë qarkun e Korçës ka shkuar në 934, ndërkohë që afro 80 prej tyre janë mësues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re