Përfshirja e sipërfaqeve të tokës nga zjarret gjatë mujave të verës është një problematikë në qarkun e Lezhës. Gjatë 2022-it, rreth 500 hektarë tokë u përshkruan nga zjarri, nga të cilat 150 ha u dogjën plotësisht ndërkohë dyshohet që në të shumtën e rasteve, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Paçi dhe Përgjegjësi i Emergjencave Nikoll Tusha bënë thirrje për të vënë para drejtësisë personat përgjegjës. “Zjarrvëniet e qëllimshme janë problem. Është një krim, i cili duhet të ndëshkohet maksimalisht nga ligji.”, tha nënkryetari i bashkisë së Lezhës.
Ndërsa përgjegjësi i Emergjencave në Lezhë, Nikoll Tusha u shpreh: “Gjatë vitit 2022 kemi pasur në total 599 raste zjarresh. Nga këta 388 kanë qenë në pyje dhe kullota. Në total si qark, këto zjarre që kanë qenë të rrezikshme është 500 hektarë e përshkruar nga zjarri dhe 150 hektarë e ndjekur plotësisht. Zjarrvënia e qëllimshme është shkaku kryesor. shtë momenti për t’i bërë thirrje edhe organeve ligjzbatuese që të jenë më këmbëngulës për nxjerrjen e personave para përgjegjësisë sepse nuk mund të shkojmë më me indiferencë. Edhe populli duhet të ndërgjegjësohet.”
