Skip to content

Mbi 5500 raste aktive në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë thirrje kryeqytetasve: Vetëizolohuni, mos dilni në rrugë

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ku bëhet përditësimi i rasteve të reja ditore të Covid-19, u bëhet thirrje qytetarëve të Tiranës të jenë të kujdesshëm dhe të vetëizolohen në ato raste kur ata munden. Kjo thirrje bëhet pasi sipas të dhënave nga 11555 raste aktive me Covid, rreth gjysma e tyre, 5682, ndodhen në qarkun e Tiranës.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetë karantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

/faxweb