Më shumë se 60 për qind e japonezëve besojnë se kultura e tyre favorizon burrat, ndërsa një shumicë e madhe mbeten akoma skeptikë se barazia gjinore do të arrihet në të ardhmen e afërt, sipas një sondazhi online të kryer nga një institucion kërkimor me bazë në Tokio.

Rezultatet e sondazhit të kryer nga Instituti Denstu me bazë në Tokio muajin e kaluar janë publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Qëndrimet shoqërore në lidhje me barazinë gjinore kanë filluar të ndryshojnë, por duhet të kalohet në veprim”, tha një zyrtar në institut.

Nga 3.000 pjesëmarrësit e përgjithshëm, përfshirë 1.517 gra – 60 për qind ishin të mendimit se shoqëria japoneze favorizon burrat, njoftoi “Kyodo News”.

Japonia ka një popullsi prej mbi 126 milionë banorë dhe vuan nga popullsia e moshuar me një nga nivelet më të ulëta të lindjeve.

Mes kufizimeve të pandemisë së koronavirusit të ri(COVID-19), instituti kreu hulumtimin në internet, i cili gjithashtu zbuloi se njerëzit janë skeptikë se barazia gjinore do të arrihet në një të ardhme të afërt.

Rreth 64,3 për qind e pjesëmarrësve besojnë se burrat janë “të favorizuar kur bëhet fjalë për zakonet dhe traditat”.

Rezultate të ngjashme dolën edhe kur pjesëmarrësit u pyetën në lidhje me preferencën midis burrave dhe grave në vendet e punës, kurse rezultatet treguan se 59,6 për qind thanë se burrat ishin të favorizuar.

Të pyetur për të vlerësuar se sa vjet do të duheshin që vendi të zgjidhte kryeministren e parë femër, mesatarja e përgjigjeve ishte 27,9 vjet.

Çdo vit, 8 Marsi shënohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin civil për të drejtat e grave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re