Mbi 600 automjete janë bllokuar gjatë ditëve të fundit në kuadër të aksioneve të zhvilluar në rrethe dhe në kryeqytet ku makinat janë ndaluar për kontroll dhe janë konfiskuar pas mungesës së dokumentacioneve përkatëse.

Familjarët dhe pronarët e makinave të bllokuara janë drejtuara në komisariatet përkatëse për të kërkuar llogari për makinat e tyre.

Nga ana tjetër, policia ka vijuar më aksionin e tyre dhe mbrëmjen e sotme forcat janë shtuar edhe në kryqytet. Ata kërkojnë që qytetarët të plotësojnë një formular në lidhje me mënyrën se si është blerë makina në të cilën udhëtojnë dhe se cia është orgjina e parave të përdorura për automjetin. Dosja.al raportoi ditën e sotme aksionin e polciisë që është shtrirë pothuajse në të gjithë Shqipërinë ku po kryehn kontrolle të mjeteve të luksit si Gjirokastra, Fieri, e Berati ku në të tre qytetet ka një numër të madh efektivësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re