Skip to content

Mbi 600 mijë turistë në gusht/ Klosi: Na duhen më shumë hapësira akomoduese

Në ditën ndërkombëtare të Turizmit, Blendi Klosi tha nga Vlora se Shqipëria ja doli të mbyllë me sukses një sezon të vështirë për shkak të pandemisë.

 

Gjatë një takimi me tur-opertorët e fushës, ai tha se vetëm në gusht erdhën mbi 600 mijë vizitorë të huaj, një shifër kjo optimiste.

 

BLENDI KLOSI

MINISTER I TURIZMIT DHE MJEDISIT

“Sot më datë 28 shtator kemi 65 për qind vizitorë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë krahasuar me 2019 si asnjë vned tjetër. Në gusht Shqipëria  u vizitua nga mbi 600 mijë vizitorë të huaj që shënon , 40-45 per qind krahasuar me 2019 si asnjë vend tjetër. Ia dolëm të kapim një treg të ri i cili tashmë duhet parë me shumë rigorozitet për vitin 2021.”

 

Por gjatë diskutimeve u ngritën edhe shqetësime, dhe një prej tyre ishte problem i hapësirave të pakta akomoduese dhe mungesa e komunikimit me partnerët ballaknikë.

 

BLENDI KLOSI

MINISTER I TURIZMIT DHE MJEDISIT

“Unë mendos se 2020 dëshmoi problematikën e madhe që ne kemi me kapacitetet tona, dëshmoi që muaji gusht në zonën e plazhit vetëm me turizmin e bredshëm dhe me turizmin patriotik, ishim në hotelet e një cilësie. Pra dëshmoi se nuk kemi kapacitete. 2020 dëshmoi se kemi patur mungesa të theksuara në komunikim me parnerët tanë të rajonit. Maqedoninë e Veriut, Bosnjen, Serbinë, Bullgarinë  dhe vendet e Evropës ish lindore që janë targeti ynë kryesor dhe natyrisht forcimi i marrdhënies me bashkë-kombasatit tanë qytetarët e Kosovës të cilët e kanë tashmë bregdetin, bregdetin e tyre.”

 

Por viti 2021 vjen me sfida së pari për të rregulluar tregun e turopertorëve. Sipas Klosit eksponentët pa eksperinecë dhe pa shërbim të kualifikuar do të rishikohen vitin e ardhshëm për të patur një vit të suksesshëm turistik.