Mbi 630 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Marokun, pak para mesnates.

 

Lëkundjet me magnitudë 6.8 ballë e kishin epiqendrën në një zonë rurale,72 kilometra në jugperëndim të vendit turistik, Marrakesh, qytet i mbrojtur nga Unesco. Lëkundje të forta u ndjenw në disa qytete të tjera bregdetare deri në ishujt Kanarie si dhe nw Algjeri.

 

Numri i viktimave pritet të rritet ndërsa grupet e kërkim shpëtimit po vijojnë punën.

 

Mediat vendase raportojnë se numri më i madh i viktimave u shwnua në fshatrat e thellë në malet e Atlasit që janë nga zonat më të goditura nga tërmeti dhe përbëhen kryesisht nga banesa të vjetra.

 

Por mbërritja deri në këto vende do të jetë e vështirë.

 

Siç duket nga pamjet, mijëra njerëz dolën të tmerruar nga banesat e tyre dhe e kaluan natën jashtë për shkak të frikës nga paslëkundjet.

 

Familjet, në ankth qëndruan nëpër rrugë dhe trotuare.

 

Autoritetet njoftuan se shumë shtëpi janë shembur plotësisht e shumë të tjera janë bërë të pabanueshme, ndërsa energjia elektrike është ndërprerë dhe rrugët janë mbyllur në disa vende.

 

Mediat raportuan gjithashtu se ky është tërmeti më i fuqishëm që e ka goditur vendin e Afrikës Veriore deri më sot.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko