688 gjoba për shkelje të Kodit Rrugor dhe 247 gjoba për mos-vendosjen e maskës në 3 javët e para të vitit 2021. Policia Berat shton postblloqet në rrugët e qytetit, për parandalimin e aksidenteve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit.

Policia e Beratit ka ndëshkuar me gjoba gjatë 3-javëve të para të këtij viti 247 qytetarë, të cilët nuk kanë zbatuar masat anti-Covid. Sipas uniformave blu të Beratit, 237 prej tyre janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili

për mosvendosjen e maskës mbrojtëse dhe 10 qytetarë janë gjobitur me 10.000 lekë secili, për mosrespektimin e orarit të lejuar të lëvizjes pas orës 22:00 të mbrëmjes. Nga ana e specialistëve të Qarkullimit Rrugor, për shkak të shtimit të aksidenteve në rrugë, janë shtuar këto javë edhe kontrollet në të gjitha akset në qytet dhe në dalje të Beratit, për të siguruar zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore të qarkut duke monitoruar nga ajri me dronë, jo vetëm për menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, por dhe për evidentimin, verifikimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që kryejnë parakalime të gabuara, drejtojnë mjetet në gjendje të dehur, që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, nuk vendosin rripin e sigurimit apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Konkretisht, gjatë 3-javëve të para të këtij viti janë vendosur 688 masa administrative: 506 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor,122 masa për parakalime të gabuara dhe 60 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re