Të paktën 21 njerëz humbën jetën në perëndim të Kamerunit, ndërsa 38 të tjerë u lënduan kur autobusi doli nga rruga dhe goditi një pemë.
Guvernatori i rajonit perëndimor të Kamerunit Avah Fonka tha se numri i viktimave ka gjasa të rritet.
Qeveria e Kamerunit njoftoi se automjeti i paregjistruar me 70 pasagjerë po shkonte nga Dschang drejt Douala në rajonin perëndimor.
Fonka tha se është akoma shumë herët për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Të lënduarit po trajtohen në një spital lokal, transmeton Fox News. /kp/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re