Përfundon takimi mes presidentit Ilir Meta dhe ambasadores amerikane Yuri Kim. Takimi i zhvilluar në selinë e Presidencës nisi në ora 11:00 dhe përfundoi në ora 12:26.

Për më shumë se 1 një orë diplomatja amerikane dhe kreu i shtetit kanë biseduar për krizën politike në vend, ku aktualisht gjendet në një ngërcc për mos arritjes së kompromisit pë reformën zgjedhore.

Gjithashtu mes tyre nuk përjashtohet që të jetë diskuturar edhe sa i përket situatës në gjykata dhe reformës në sistemin e drejtësisë. Presidenti ka ngritur shqetësimin për mos funksionimin e plotësimit me anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Presidenti para disa ditësh paraqiti një plaftormë me 14 pika, si ambasadores së SHBA-ve dhe ambasadorëve të BE-së ku parashikohej plotësimi i vendeve vakante në Gjykata, emërimi i kreut të KLSH-së, si dhe realizimi me konsesus i reformës zgjedhore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re