Për më shumë se 5 orë ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka qenë në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Në përfundim, ai nuk pranoi të flasë për gazetarët, por tha shkurt se para prokurorëve “ka sqaruar pozicionin e tij”.

Ndërkohë i pyetur nëse SPAK i ka komunikuar akuzat, Ahmetaj nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Ai është shprehur i gatshëm që të paraqitet edhe herë të tjera nëse do të thirret nga SPAK.

Edhe avokati i tij nuk ka dhënë shpjegim se çfarë ka ndodhur në zyrat e SPAK.

Ahmetaj është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, fshehje të pasurisë si dhe ka dyshime për pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorve.

Më herët janë arrestuar ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së Alqi Ballaku dhe janë shpallur në kërkim tre biznesmenët Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugalljan.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re