Në vitin 1990, Daniel Saldana u dënua me 45 vjet burg për tentativë vrasjeje dhe 33 vjet më vonë, më 26 maj, u vërtetua pafajësia e tij.

Në vitin 1989, Saldana punonte si punëtor ndërtimi në lindjen e Los Angeles-it. Nga disa të shtëna në pjesën ku ndodhej kantieri, policia arrestoi Saldanën së bashku me dy kolegë të tij.

Dy u plagosën dhe Saldana u akuzua për tentativë vrasje. Gjykata vendosi se ai ishte fajtor dhe u dënua me 45 vite burg, me mundësi që dënimi të rritet deri në përjetësi.

Falë përpjekjeve të prokurorit George Gascon, si dhe ekipit të tij ligjor, Saldana mundi të provojë pafajësinë e tij dhe është i lirë pas 33 vitesh.

Ai tha pas lirimit të tij: “Çdo ditë ishte një luftë, me zgjimin duke ditur se je i pafajshëm, aty i mbyllur në një qeli, duke qarë për ndihmë. Jam jashtëzakonisht i lumtur që ka ardhur kjo ditë.”

Siç u vërtetua, të shtënat kishin qenë të disa adoleshentëve.

Prokuroria i ka dërguar edhe një falje formale Saldanës, shkruan CBC.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re