Është shtuar numri i qytetarëve të cilët po mbajnë protestë ditën e sotme para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Më së shumti është përmendur fakti që rrogat dhe pensionet e qytetarëve janë tepër të ulëta për të përballuar këtë lloj rritje galopante të çmimeve.

Mes protestuesve ka qenë edhe një person me aftësi të kufizuara i cili tha se merrte vetëm 7 mijë lekë në muaj.

“Unë quhem Genc Tepelena, në këtë vend kemi shumë probleme, por qeveria nuk merr parasysh asnjë nevojë jetike, por vetëm ngrenë çmime dhe japin minimumin jetik 70 mijë lekë të vjetra. Është turp dhe qesharake. Iu bëj thirrje të gjithëve të bashkohen në protestë që rinia shqiptarë të mos ikë”, tha i moshuari.

Gjithashtu edhe një pensioniste mori fjalën gjatë tubimit paqësor që po mbahet para kryeministrisë. E moshuara kërkoi që qytetarët shqiptarë të përmbysnin qeverinë sepse nuk mendonte për popullin e thjeshtë.

“Të dashur qytetarë, çfarë presim nga kjo qeveri?! Ne po na vdes kjo qeveri me 100 mijë lekë pension. Të paguaj drita, të ha, qira apo çfarë të bëj më përpara. Rama e pi 5 mijë lekë kafen, kurse ne e kemi 2 mijë lekë ditën e pensionit. Do me na vdek ne pensionistët që nuk ngre pensionet. Të ngrihet gjithë populli, ta përmbysin këtë qeveri, këtë qeveri të qelbët. Po vija rrugës më merren mendët se jam pa ngrënë. Ngrihuni gjithë populli, rrëzojeni këtë qeveri të qelbët, me në krye Ramën”, tha pensionistja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re