Aksionit për mbjelljen e pemëve iu bashkua edhe institucioni i vuajtjes së dënimit të grave në Tiranë. Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria e Burgjeve mbollën 163 drurë dekorativë në mjediset ku qëndrojnë rreth 40 të paraburgosura dhe 56 të dënuara.
 
“Ka pasur shumë institucione që i janë bashkuar aksionit tonë, por ky është padyshim më i veçanti. Besoj që secili prej nesh ka momente që rrëzohet. Pyetja është si ngrihemi, sa shpejt ngrihemi, si transformohemi, si përdorim momentet e vështira në jetë për t’u bërë më të fuqishëm dhe për të vazhduar për të ecur përpara.”
 
Ky nuk do të jetë projekti i vetëm që Bashkia e Tiranës ka menduar për mbështetjen e personave që vuajnë dënimin.
 
“Simbolika e mbjelljes së një peme, e cila mbin në një vend të shkretë, hedh rrënjë, gjelbëron, çel lule, është ndoshta simbolika më e fortë e jetëve tona. Ndaj, dua t’i falënderoj përzemërsisht gjithë zonjat për bujarinë, për mikpritjen dhe mezi prej që të vazhdojmë me disa projekte të tjera, jo vetëm për gjelbërimin, por edhe sociale.”
 
Bashkia i beri thirrje te gjitha institucioneve te kontribuojnë per gjelbrin e qytetit. Erjon Veliaj siguroi se deri me 21 mars, ne kryeqytet do te mbillen 100 mije peme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re