Projekti i Qeverise për te mbjelle 20 milionë e 200 mije peme ne harkun kohor te 3 viteve ka bere bashke ne Vlorë, kryeministrin Edi Rama, ministrin e mjedisit Klosi e kryetarin e Bashkise Leli.
 
Tre zyrtaret kane mbjelle se bashku pemën e 105 mijë në rrugën Demokracia në Vlorë, ne përvjetorin e 105 te pavarësisë.
 
“Kemi bashkëpunuar me të gjitha kompanitë që prodhojnë bimë e pemë dekorative. Për të pasur një bashkëpunim jo vetëm me bashkitë e institucionet qendrore, marrëveshja do shtrihet më gjerë se kaq, çdo shkollë ka propozuar që të ketë kurorën e saj të gjelbër, çdo nxënës do të kujdeset për pemën e tij, çdo biznes, sidomos ato që janë buzë rrugës si pikat e karburantit, apo pikat që kanë marrëdhënie me rrugën do të vendosin edhe ata kurorën e gjelbër”.
 
Nga ana e tij kryebashkiaku Leli sqaroi se përveç rikonstruksionit te rrugës Demokracia është realizuar edhe rikonstruksioni i banesave përreth.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re