Policia e Vlorës ka zbuluar një parcelë në të cilën ishte mbjellë opium. Bëhet me dije se në fshatin Drithas, në ambient të hapur u gjetën 70 bimë të tilla.
Si pasojë është vënë në pranga një 54-vjeçar, i cili dyshohet të jetë kultivuesi i bimëve.
“Gjatë këtij operacioni, në fshatin Drithas, në një ambient të hapur, në tokën e shtetasit T. L., u konstatuan të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike opium, të cilat pas veprimeve procedurale dhe hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
