Skip to content

Mbingarkesa lë pa drita Lagjen nr. 1 në Sarandë, zona mbetet mbi gjysmë ore pa energji elektrike

678678678678 1

Prej më shumë se 30 minutash, Lagja nr. 1 në qytetin bregdetar të Sarandës po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas të dhënave të raportuara, shkak për shkëputjen e energjisë është bërë mbingarkesa e lartë në rrjetin elektrik gjatë kësaj periudhe.

Aktualisht, raportohet se elektricistët dhe grupet e terrenit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë me shpejtësi për sanimin e avarisë dhe normalizimin e plotë të situatës me furnizimin e energjisë elektrike për banorët dhe bizneset e zonës.