Mbipesha në moshën e adoleshencës së hershme, konsiderohet të ketë ndikim më të madh në zhvillimin e depresionit më vonë gjatë jetës.

Të kuptuarit e marrëdhënies midis sëmundjes mendore dhe peshës në adoleshencë, është thelbësor për të ofruar mbështetje në kohë aty ku është e nevojshme – transmeton Daily Mail.

Studimi i realizuar në King’s College në Londër – të cilit i referohet artikulli – e ka treguar lidhjen e drejtpërdrejtë midis një indeksi të masës trupore (BMI) më të lartë në moshën e adoleshencës së hershme dhe simptomat e depresionit në jetën e mëvonshme.

Duke u bazuar në këtë studim, është e qartë se adoleshenca e hershme është një pikë kritike për zhvillimin e simptomave depresive të lidhura me kilogramët e tepërt. Ekspertët këshillojnë që fokusimi në fushën e perceptimit të bukurisë fizike te adoleshentët, është e një rëndësie të madhe.

Kjo nënkupton që koncepti i bukurisë fizike duhet të ripërcaktohet për të rinjtë dhe përqendrimi kryesor duhet të jetë në gjendjen psikologjike të fëmijës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re