Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pas mbledhjes së deputetëve të opozitës paralajmëroi se ditën e nesërme, do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese, kërkesa për shqyrtimin e marrëveshjes me Italinë për refugjatët.

Bardhi theksoi se të gjithë deputetët janë dakordësuar për një venmdim të tillë.

Gazment Bardhi: Sa i takon marrëveshjes me Italinë, kërkesë e cila sipas procedurës kushtetuese do të depozitohet ditën e nesërme pranë Gjykatës Kushtetuese.

Kërkojmë një shqyrtim të shpejtë profesional dhe të paanshëm për të mbrojtur interesin e Shqipërisë

Është diskutuar gjatë për situatën në Kuvend dhe vijimin e aksionit të opozitës në Kuvendin  e Shqipërisë.

Diskutime që do të vijojnë edhe nesër, në orën 10, ku kemi rikonfirmuar edhe njëherë vullnetin tonë për të mos hequr dorë nga mundësia që Kuvendi t’i kthehet funksioneve të tij.

Për të dy çështjet ka pasur unanimitet, secili është i lirë të shprehë opinionet e tij por për të dyja çështjet ka patur dhe ka dakordësi të plotë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re