“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë”. Kështu deklaron Kryeministria e Kosovës për News24. Reagimi vjen pas lajmeve në mediat kosovare se mbledhja e parashikuar nesër, më 14 qershor në Gjakovë është anuluar.
“Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotshëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uverturë për mbledhjen e nesërme”, deklaron zyra e shtypit e Kryeministrit Kurti për News24.
Më herët Klan Kosova raportoi duke iu referuar burimeve nga Tirana se nuk e kanë në plan që të udhëtojnë për në Prishtinë për këtë mbledhje.
Kujtojme qe kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama i dërgoi një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë.
Në lidhje me këtë, Kurti tha se Rama duhet t’ia dorëzojë propozimin e tij presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në takimin e Ballkanit të Hapur.
