Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbledhjen e përbashkët të deputetëve të tij dhe atyre të Gazment Bardhit në selinë qendrore të Partisë Demoktatike.

Berisha shprehet se bashkimi i 43 deputetëve vjen për herë të parë pas një betejë të përbashkët 1-vjeçare, ku thekson se shpesh kanë patur dhe përplasje të forta.

“Të dashur miq, në historinë e PD-së, opozitës shqiptare, por edhe Shqipërisë dhe kombit, për aq sa PD, forca kryesore opozitare e vendit është sot shpresë e vetme e shqiptarëve, sot pas një betejë të përbashkët 1-vjeçare, por edhe pas përplasjeve dhe kundërshtive hera herë edhe të forta, 43 deputetë të PD, të koalicionit opozitar, u mblodhën së bashku në drejtimin e kryetarit të grupit parlamentar në selinë e partisë dhe bënë realitet dëshirën e rreth 700 mijë shqiptarëve që votuan më 25 prill për PD-në dhe koalicionin e saj”, tha Berisha.

LEXO EDHE: Zbardhet debati me dyer të mbyllura në selinë blu! Dy deputetë kërkojnë që Sali Berisha të jetë në protestën e 20 shkurtit!

Fjala e plotë e ish-kryeministrit nga balloni i banesës:

Të dashur miq, ju jeni heronj të vërtetë sepse opozita duket e pamundur kur trafikantë, vrasës, pengmarrës, përdhunues, me një fjalë Aleanca e Qelbësirave, e tmerruar nga toleranca zero e opozitës kundër krimit të organizuar, derdhi me dhjetëra e qindra milionë euro kundër saj.

Opozita duket e pamundur kur mediat më të mëdha, të rëna në grazhdin e qeverisë, organizatë e vërtetë kriminale nga mëngjesi deri në darkë, censurojnë, manipulojnë lajmet për opozitën, demonizojnë atë, vazhdojnë melodinë e vjetër të shpifur të Edi Ramës se fajin e ka Saliu dhe fajësojnë opozitën për krimet dhe mëkatet e qeverisë.

Të dashur miq, ju jeni heronj të vërtetë sepse opozita duket e pamundur kur narkoqeveria për të vendosur kontrollin mbi ju, mori peng drejtues të saj, njerëz të cilëve ju i besuat për dhjetë vite me radhë.

Ju jeni heronj të vërtetë sepse opozita bëhet pothuaj e pamundur kur narkoqeveria korrupton zyrtarët më të lartë të zbulimit, ambasadorë dhe diplomatë për goditur e shkatërruar opozitën e vendit dhe konsoliduar pushtetin e krimit të Edi Ramës.

Ju jeni heronjtë e opozitarizmit në Shqipëri, Europë dhe botë.

Si ju nuk ka sot askërkund.

Ju jeni heronjtë e vërtetë sepse opozita bëhet pothuaj e pamundur kur drejtësia politike arreston liderin e opozitës, kur gjykatat e narkoshtetit vjedhin simbolet e partisë opozitare.

Ju jeni heronj të vërtetë sepse opozita duket e pamundur kur parlamenti u mohon deputetëve çdo të drejtë të dhënë nga Kushtetuta dhe vullneti i sovranit.

Për të gjitha këto, shumë nga ju jeni përballur me presione të jashtëzakonshme. Me të drejtë edhe mund të jeni përlotur, jo vetëm për padrejtësitë ndaj jush dhe opozitës, por të përlotur për Shqipërinë tonë të dashur.

Ka lot në sytë e demokratëve, por ato janë dhe do jenë lot gëzimi, sepse opozita është e bashkuar.

Të dashur miq, në historinë e PD-së, opozitës shqiptare, por edhe Shqipërisë dhe kombit, për aq sa PD, forca kryesore opozitare e vendit është sot shpresë e vetme e shqiptarëve, sot pas një betejë të përbashkët 1-vjeçare, por edhe pas përplasjeve dhe kundërshtive hera herë edhe të forta, 43 deputetë të PD, të koalicionit opozitar, u mblodhën së bashku në drejtimin e kryetarit të grupit parlamentar në selinë e partisë dhe bënë realitet dëshirën e rreth 700 mijë shqiptarëve që votuan më 25 prill për PD-në dhe koalicionin e saj.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re