Skip to content

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, deputetët kërkojnë hap pas nga Berisha dhe Basha

Po shkon drejt fundit mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike pas diskutimeve të gjata të deputetëve, ku një pjesë e madhe e tyre i kanë kërkuar Lulzim Bashës që të tërhiqet nga drejtimi i partisë.

Mbledhja vijoi me tone të ashpra ku gjatë mesditës u shënua edhe një incident me deputetin Ervin Salianji, i cili pati debate të forta me Oriola Pampurin dhe vetë Lulzim Bashën.

Mësohet se teksa Salinjai kërkoi largimin e Bashës për shkak të rezultateve të dobta në zgjedhje, Pampuri bëri përgjegjës të gjithë Grupin Parlamentar gjë që ka shkaktuar reagimin e deputetit të qarkut të Korçës.

Grupi Parlamentar arriti në konkluzionet që duhet të largohen Lulzim Basha dhe Sali Berisha dhe drejtimin e partisë ta marrë një grup i përbashkët mes deputetëve që mbështesin Bashën dhe atyre që mbështesin Berishën me qëllim bashkimin e partisë.