Skip to content

Mbledhja e grupit parlamentar të PS, nis procesi i votimit për zgjedhjen e kandidatit për president, Edi Rama hedh fletën në kuti

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e 3 kandidatëve për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Edi Rama ka bërë me dije se socialistët duhet të shkruajnë 3 emra si kandidatë për zgjedhjen e presidentit. Gjithashtu kreu i qeverisë ka hedhur votën e tij në kuti.

“Ilir Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial. Edhe kjo do të ndryshojë. Do të kemi shtet serioz për një president serioz. Na duhet një njeri dhe president normal në krye të shtetit. Kjo është më e rëndësishmja. Duhet të niseni nga e kundërta e Ilir Metës dhe të kërkoni. Me siguri do të gjeni jo pak. Pastaj për të tjerat”, tha Rama para se të niste procesi i votimit duke këshilluar socialistët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë