Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehet se e ardhmja e partisë duhet të jetë mbi gjithçka. Ky reagim i Bardhit vjen pak para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD.

 

Përmes një fotoje të publikuar në rrjete sociale, Bardhi shkruan se po bëhet gati për mbledhjen, ndërsa thekson se çdo hall personal duhet të tejkalohet për të mirën e partisë.

 

“Duke u bërë gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. E ardhmja e PD dhe mbi gjithçka, mbi çdo hall e interes personal!”, shkruan ai.

 

Këshilli Kombëtari i PD u thirr nga vetë Gazment Bardhi, pas kërkesës së disa deputetëve. Këta të fundit kërkuan shqyrtimin e kandidaturës së Lulzim Bashës në zgjedhjet për kreun e PD.

 

Nga ana tjetër, Kryesia vendosi të “kufizojë” kompetencat e Bardhit, duke i dhënë të drejtën e administrimit të “vulës së PD”, Indrit Sefës, sekretarit të çështjeve ligjore. Më tej, Këshilli Etikës shpalli të pavlefshëm thirrjen e Këshillit Kombëtar nga Bardhi.

 

Duke u bërë gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ✌️ E ardhmja e PD dhe 🇦🇱 mbi gjithçka, mbi çdo hall e interes personal! pic.twitter.com/3lUqBwGTKt

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) July 27, 2023

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re