Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit ka miratuar ndryshimet në statut. Sipas këtyre ndryshimeve, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj emërohen nënkryetarë të partisë.

Flamur Noka tha per mediat se ndryshimet në statut u votuan pothuajse ne menyrë unanime. Sipas këtyre ndryshimeve, kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i kuvendit automatikisht per shkak te funksionit jane nënkryetarë te PD.

“Kryesia nuk voton, kryesia miratoi në mënyrë unanime  dhe ja çoi Këshillit Kombëtar. Këshilli Kombëtar kishte 6 vota kundër dhe votoi në mënyrë unanime këtë proces bashkimi aq shumë të pritur”, shtoi ai.

Ai tha se misioni është të kthehet vota e lirë, por përmes një qeverie teknike.

“Sot për PD është një ditë e veçantë, sot është një ditë historike për demokratët në gjithë Shqipërinë. Sot është një ditë e zezë për Edi Ramën. Skenari i tij për ta mbajtur të përçare këtë parti, skenari i tij për të mbajtur demokratët në luftë me njëri tjetrin  sot mori fund.

Sot këshilli kombëtar i PD në lartësinë e detyrës që e kanë ngarkuar demokratët, në lartësinë e detyrës që ka një institucion politik kryesor i një forcë politike arriti të përkthejë mesë mirë kërkesën e kahershme të demokrateve, por edhe të përkthehej mësë miri mesazhin e protestës së 20 shkurtit. Bashkimi është gjithçka për demokratët. Pas këtij vendimi për të bashkuar dhe unifikuar demokratët nga qendra në bazë, ne jemi në një etapë të re.

Tashmë të gjithë të bashkuar do vërshojmë cep më cep të Shqipërisë për të justifikuar këtë besim të demokratëve dhe për ti shkurtuar regjimit më kriminal dhe korruptiv ditët.

Pas këtij bashkimi kemi  një misioni historik përpara, të rikthehet vota e lirë. Prej 10 vjetësh shqiptarët nuk votojnë të lirë. Prej 10 vitesh regjimi i Ramës blen dhe shantazhon votën. Që të rikthehet vota e lirë do të duhet një qeveri teknike. Kjo është motoja e betejës tonë”, tha Noka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re