Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të vëzhgojë sot mbledhjen e Këshillit Politik. Ajo do jetë pjesë e tryezës mes palëve politike teksa duket se sot do të ketë një konsensus.
Mbledhja është kërkuar nga vetë opozita, pas një sërë takimesh nga lideri demokrat Lulzim Basha në selinë e PD.
