Skip to content

Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Avokatët e Ahmetajt: Jemi kundër arrestimit, me të kemi folur para 5 minutash

Avokatët e Arben Ahmetajt thonë se ish ministri nuk ka marrë asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Duke folur për mediat pasi dolën nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, avokatët thanë se dëshmitë nuk janë të vërteta dhe se janë kundër arrestimit të tij.

“Juve keni dëgjuar e përsërisni sikur janë fakte. Nuk ka fshehje të pasurisë apo akt korruptiv me inceneratorët. Jashtë vendit është larguar për cështje personale. Hera e fundit e komunikimit me Ahmetaj ishte para 5 minutash. Si do bëhet mbrojtja nuk jua themi ju. Shumë dëshmi thatë. Nuk gjej asnjë dëshmi kundra. Nuk janë të vërteta. Mos flisni pa u njohur. Mbrojtja fillon nga evidentimi i të vërtetës. Nëse e shtrembëroni që në fillim… nga e dini shumë dëshmi. Nuk ka asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve”, thanë avokatët.