Skip to content

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Arben Ahmetajn, deputeti i PS: Nuk bëjmë avokatin e askujt, ne gjykojmë vetëm nëse procedura…






Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, është shprehur se seanca e posaçme për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Financave, Ahmetaj ndodhi për shkak se mazhoranca do duhet të përgatisë një raport të vetin.

Komentet Pëllumbi i bëri teksa ka folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve për rastin e Arben Ahmetajt ditën e sotme.

Ai shtoi se për sa kohë që mazhoranca të bindet se procedura është e rregullt dhe nuk ka fakte që vërtetojnë se ka një tejkalim të kërkesave për heqje imuniteti, ata do të ruajnë qëndrimin të mos bërë avokatin e askujt.

“Këshilli do t’i sugjeroj seancës plenare, për dhënien e autorizimit për kërkesën e SPAK. Duhet që të përgatitet mendimi dhe raporti edhe i maxhorancës. Sot kishim për të dëgjuar palën mbrojtëse dhe nuk mundet të kishim një raport pa dëgjuar palën mbrojtëse.

U diskutua dhe kryetarja do të vendosë që ditën e hënë do të ketë një ditë të posaçme. Këshilli për mandatet dhe rregulloren nuk është as gjykatë dhe nuk ka tagrin të rregullojë… Ne aty përfaqësojmë vullnetin e 140 deputetëve. Ne aty gjykojmë vetëm nëse procedura për dhënien e kësaj të drejte është zbatuar apo jo dhe të shikojmë që ndaj kolegut nuk ka ndikime politike.

Përsa kohë ne bindemi që procedura është e rregullt dhe nuk ka fakte të cilat të vërtetojnë që ka një tejkalim të kërkesave për hëqjen e imunitetit, sigurisht ne kemi qëndrimin tonë për të mos bërë avokatin e askujt”, u shpreh Pëllumbi.

“”