Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me shumicë votash, rotacione për disa nga Prokuroritë dhe Gjykatat në vend. Me 11 vota është miratuar përcaktimi i përkohshëm i Brahim Dragjoshit, si drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit në Shkodër.

Ndërsa si drejtues i Gjykatës së Shkodrës, deri më 26 prill të këtij viti është vendosur Albert Murçaj. Në Shkodër, është emëruar si prokuror i përkohshëm në Apel edhe Lazër Çardaku. Me shumicë votash janë emëruar si drejtues prokurorie edhe Lorenc Mërkuri dhe Erion Çela, respektivisht në Sarandë e Vlorë.

Për një periudhë të përkohshme, Ludovik Doda është emëruar në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Ndërsa Afërdita Ndoi është caktuar në pozicionin e prokurorit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Po ashtu është miratuar me 11 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm te Afërdita Ndoi në pozicionin e prokurorit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re