Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvlilluar sot mbledhjen e radhës online për të vendosur lidhur me disa çështje, propozime apo rregullore.

KLP njofton se i është dërguar një propozim për miratim Kuvendit, lidhur më disa rregullime ligjore të domosdoshme që kanë të bëjnë për statusin e anëtarëve të këtij Këshilli pas përfundimit të mandatit.

Një tjetër çështje e rëndësishme që është diskutuar është Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Eurojust, dhe emërimi i një prokurori shqiptar ndërlidhës që do të përfaqësojë Shqipërinë me qëllim forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Po ashtu disa anëtarë propozuan që pjesë e kësaj marrëveshje të jetë edhe SPAK-u. Kurse të tjerat, kishin të bënin me kriteret për transferimet e përkohshme të prokurorëve dhe ngritjet në detyrë brenda institucioneve të drejtësisë.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi opinionin e dërguar nga Shkolla e Magjistraturës mbi programin Tematik të Formimit Vazhdues Tetor 2020 – Korrik 2021. Me këtë rast, anëtarët e Këshillit kanë theksuar nevojën e përfshirjes më aktive të prokurorëve në propozimet për tematikat të cilat i vijnë në ndihmë formimit dhe veprimtarisë së tyre. Për këtë arsye, Shkolla e Magjistraturës duhet të hartojë programin tematik për formimin vazhdues bashke me KLP dhe KLGJ.”, njofton KLP.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re