Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi mbledhja e Komisionit të Ekonomisë u zhvillua online, ku ministri i Financave, Ervin Mete prezantoi buxhetin 2024.

Me anë të një postimi në facebook, Berisha thotë se kjo u bë për të fshehur vjedhjet e mazhorancës me buxhetin, ndërsa thekson se kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës.

“Për të fshehur vjedhjet e tyre me buxhetin, mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë e bëjnë online pa opozitën. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës! Turp!”, shkruan Berisha.

Kujtojmë që mbledhja u zhvillua online, pasi deputetët e opozitës, ata të grupit të Rithemelimit kanë penguar zhvillim normal të seancës.

Mbledhja u ndërpre pasi deputetët e grupit parlamentar të PD kërkuan që të marrin pjesë si dëgjues, gjë që u refuzua nga drejtuesja e Komisionit Lindita Nikolla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re