Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur 6 kryebashkiakët e zgjedhur nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku është vendosur rithemelimi i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Në Asamblenë e ditës së sotme, të zgjedhurit me votë nga opozita për bashkitë e vendit kanë dënuar njëzëri zgjedhjet e 14 majit, duke i quajtur si farsë elektorale.

Ata kanë kërkuar gjithashtu që të rritet bashkëpunimi me qytetarët, të përshpejtohen reformat dhe të thellohet procesi i decentralizimit, me qëllim që bashkitë t’u ofrojnë qytetarëve më shumë shërbime.

ASAMBLEJA E SHOQATËS SË BASHKIVE TË SHQIPËRISË

REZOLUTË

Ne,të zgjedhurit vendor, kryetarë dhe këshilltarë të bashkive të Shqipërisë,te dale nga zgjedhjet e 14 majit 2023, përfaqësues të PD dhe spektrit opozitar por jo vetëm, të ndërgjegjshëm për rëndësinë e një pushteti vendor efikas dhe të decentralizuar, të ndërgjegjshëm për sfidat që demokratizimi i mëtejshëm paraqet, ju drejtohemi institucioneve qendrore dhe rajonale, organizmave vendas apo ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e qeverisjes vendore me qëndrimet tona të përbashkëta lidhur me:

Së pari dënojmë me forcë vjedhjen votës së lirë, manipulimin dhe farsën zgjedhore të 14 Majit

Asamblea e të zgjedhurve vendorë demokratë disnonon të gjitha faktet që në 14 Maj në gjithë Shqipërinë nuk pati fushatë elektorale, as proces zgjedhor, as ditë zgjedhjesh apo proces votimi, por një gjueti shtrigash kundër kandidatëve opozitarë dhe luftë të pastër politike të qeverisë, administratës së saj, në bashkëpunim dhe me segmente të botës së krimit,  të cilët synuan eleminimin e opozitës! Falë dinjitetit të qytetaarëve, kurajos dhe reputacionit të kandidatëve, si dhe gjithë opozitës nuk e arritën dot!

Ne jemi të bindur se pa zgjedhje të lira nuk do të ketë demokraci vendore dhe zgjidhje demokratike për shoqërine shqiptare!

Përpjekjet për përfaqësim,bashkëpunim,  bashkërendim ne interes të qytetarëve.
Per tja arritur ketij qellimi ne vendosim riorganizimin e Shoqatës së Bashkive, si zeri perfaqesues I cdo te zgjedhuri gjate 30 vitete.
Shoqata e bashkive të konsolidohet si një zë përfaqësues i bashkive te spektrit opozitar të Shqipërisë dhe një bashkëpunëtore e besueshme në nivel kombëtar.
ShBSh eshte e hapur dhe do të bashkëpunoje   me partnerët dhe me të gjitha institucionet ekzekutive dhe ligjvënëse te vendit.
Për të arritur një bashkëpunim të institucionalizuat dhe te unifikuar, ne jemi te gatshem te bashkepunojme me cilin do te zgjedhur bashkiak qe i permbahet frymes dhe parimeve demokratike.
Në aktivitetin e saj, shoqata synon të ndihmojë koordinimin e ndërhyrjeve të asistencës nga partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë.

III.    Domosdoshmeria për përshpejtim të reformave.

Ne, të zgjedhurit  vendorë në këtë Asamble te Shoqates së Bashkive, kërkojmë përshpejtimin dhe thellimin të proçesin e decentralizimit dhe reformimit te pushtetit vendore, me qellimin realizimin ne sasi dhe cilesi sherbimesh publike per te gjithe qytetaret, ne zonat urbane dhe ato rurale.

Bashkitë shqiptare jane në mungesës të fondeve të mjaftueshme per te permbushur misionin e tyre dhe funksionet e shumta qe ato mbartin.

NE kerkojme  nje kuader ligjor të plotësuar qe ti pergjigjen dinamikes se zhvillimit, decentralizimit dhe integrimit, duke mbajtur parasysh perputhshmerine eme direktivat e BE, dhe faktin qe 70% e ndryshime ligjore nga keto, prekin pushtetin vendore, dhe ne duhet te jemi mire pregatitur per anetarimin ne BE.

Ne kërkojm një përshpejtimin në tërësi të reformave për qeverisjen vendore, veçanërisht në lidhje me kuadrin ligjor të qeverisjes vendore si dhe vijimësinë e decentralizimit në përputhje me standartet e Kartës Evropiane të Vetë qeverisjes Vendore.

IV Angazhimi jonë.

Sa me siper ne propozojmë hapat e mëposhtme si të dobishme për t’u ndërmarrë nga Qeveria Qëndrore për të mundësuar një qeverisje vendore efektive dhe një përmirësim të qëndrueshëm të kushteve të jetesës:

Marrëdhënie institucionale dhe efikase ndërmjet Qeverisë Qëndrore dhe Njësive të Qeverisjes Vendore dhe vecanërisht në institucionalizimin e marrëdhënieve për konsultimet për çështje të qeverisjes vendore.
Zbatimi i parimit të mjaftueshmërisë financiare dhe që përgjegjësitë e transferuara reflektojnë transferimin e burimeve të përshtatshme, duke rritur nga 1% ne 2% transferten e pakushtezuar.
Vleresim real i kërkesave dhe nevojave për zhvillimin e komuniteteve vendore në dokumentat politike të Qeverisë Qendrore si dhe në ligje,si dhe trajtim pa ngjyrime politike.
Transparencë dhe perfshirje më të madhe në rregullimet financiare ndërmjet dy niveleve të qeverisjes në lidhje me shërbimet dhe funksionet e Qeverisë Vendore.

Ne, si aktorë të rëndësishëm vendorë, angazhohemi për të punuar me përkushtim për përmirësimin dhe thellimin e reformave të decentralizimit dhe të integrimit të vendit.

Ne, angazhohemi te punojmë me integritet ne sherbimin ndaj qytetareve dhe bashkepunimin me qeverine dhe cdo partner vendas dhe te huaj.

Ne, me kontributin tonë nëpërmjet Shoqates, do të përmirësojnë punën tone si te zgjedhur te qytetareve në drejtim të shërbimeve ndaj komunitetit për të mundësuar progres dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Ne, angazhohemi te mbajme hapur dyert e bashkepunimit me te zgjedhurit e partive te tjera,me qellim unifikimim dhe qendrime ne interes te perbashket te cdo bashkie, pavarsisht kush e ka pushtetin qendrore dhe kush eshte ne pushtetin vendor.

Faleminderit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re