Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, komentoi si i ftuar në studion e lajmeve të FaxNews, zhvillimet që pritet të ndodhin në mbledhjen e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Dmokratike, pasditen e sotme.

Hoxha theksoi se produkti i mbledhjes së sotme është një produkt historik, pasi sot vendoset nëse do të ndodh ringritja e PD-së, apo fundi i partisë që rrëzoi komunizmin në vend.

Hoxha shprehet gjithashtu se nëse hapet debati politik në parti, nëse bëhet një analizë e humbjes dhe një garë e ndershme, atëherë mund të jetë dita e ringritjes së Partisë Demokratike, në të kundërt do të jetë dita e fundosjes së saj.

“Janë 600 e ca mijë votues të Partisë Demokratike që presin të ndodhë diçka. Sigurisht pas 12-vitesh opozitë, klima duhet të ndryshojë, gjërat duhet të ndryshojnë.  Kërkohet një lloj guximi për të dal përtej stabilokracisë, që ne mbajmë ata dhe ata na mbajnë ne. Kërkoj përgjegjshmërinë e anëtarëve të Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike si organi më i lartë drejtues në parti.

Sigurisht debate do të ketë si në Kryesi dhe në Këshill, por produkti i mbledhjes është historik. Historia është e ftohtë, mbahen mend dy gjëra, themelimi i Partisë Demokratike dhe ringritja nëse do të ndodhë sot, ose fundi i kësaj logoje, fundi i historisë të kësaj partie që rrëzoi komunizmin. Të dyja janë lojë sot, kështu që pres me padurim që PD të shpall një strategji të re.

E para të hapet debati politik se nuk kemi asnjë ngut për të bërë gara të nguyshme. Të pyeten ata që janë lodhur në fushatë, drejtuesit e strukturave, anëtarët dhe simpatizantët pa kushte të së djathtës, të pyetën, të dëgjohen se të gjithë e kanë një argument përse humbëm. Të bëhet kjo analizë e thellë dhe më pas ata që kanë platformat e ringritjes së partisë t’i paraqesin dhe të zgjidhet më i miri”, tha Hoxha.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re