Kreu i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka preferuar të mos japë shumë detaje nga diskutimet e mbledhjes së Kryesisë këtë të premte. Në një prononcim për mediat në përfundim të diskutimeve, Alibeaj deklaroi se qytetarët do informohen në vijim lidhur me strategjinë që PD do ndjekë për zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

Alibeaj bëri me dije se PD do të vijojë mbledhjet me strukturat e saj deri në marrjen e një vendimi përfundimtar zyrtarë për alternativat e daljes në zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

“Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Çështja e zgjedhjeve është përgjegjësi e madhe dhe diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Do të sjellin edhe ata atë që është nevoja dhe interesi. Derisa të zyrtarizohen duroni”, tha Alibeaj.

 

Alibeaj refuzoi të jeptë detaje para gazetarëve lidhur me mundësinë e kandidimit  vetëm me listën e këshillave bashkiakë.

 

“Nesër do t’i merrni vesh të gjitha”, tha ai.

 

 

Nga ana tjetër, ish lideri historik i PD ka refuzuar në mënyrë kategorike ofertën për daljen me një kandidat të përbashkët nga kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj. Berisha ka “ndezur motorrët” e fushatës zgjedhore dhe ka vijuar prezantimin e kandidatëve të Primareve, nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re